Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Rindërtimin: Të gjitha me lekët e shtetit, akoma s’janë prekur fondet nga Konferenca e Donatorëve


Kryeministri Edi Rama sot hapi kantierin e Rindërtimit në lagjen “5 Maji”, nga ku iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me punët e bëra në kuadër të rindërtimit të banesave për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se deri më tani të gjitha punët janë kryer me fondet e buxhetit të shtetit dhe jo me paratë e marra dhe shtetet e tjera në Konferencën e Donatorëve. Madje Rama shton se shpenzimi i atyre parave do të monitorohet nga vetë ndërkombëtarët.

“Nuk është bërë akoma viti, ndërkohë ne kemi vënë në dispozicion një fond masiv, gjithçka që shihni sot është nga buxheti i shtetit, asnjë kokërr leku akoma nga pjesa tjetër që është një pjesë e konsiderueshme nga Konferenca e Donatorëve, për arsye të procedurave. Nuk kemi marrë ne asnjë kokërr leku nga ato fonde të deklaruara në Bruksel në shkurt. Ato administrohen vetë nga ata. BE administron të vetat, Gjermania të vetat, Italia të vetat, Franca të vetat, Turqia të vetat, Emiratet të vetat e kështu me radhë. Shikoni Italinë. Tërmeti në Itali që në 2009 dhe akoma flitet për fillimin e shumë kantiereve se janë procese shumë të komplikuara, ne sot kemi ardhur këtu, por sot nuk ka nisur puna”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *