Vendosni fjalën kyçe....

Strazimiri i përgjigjet Ramës me një video pas diskreditimit të mjekut: Nuk ka tamponë, hap veshët dhe dëgjo


Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri, ka publikuar sot një video e cila sipas tij tregon mungesën e tamponëve.

Ai i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas videos diskredituese që ky i fundit publikoi ndaj një mjeku në Durrës (lexo këtu).

Strazimiri i kërkon kryeministrit të hapë veshët e të dëgjojë videon, në të cilën shfaqet një qytetare duke debatuar me një infermiere, e cila deklaron se nuk ka tamponë.

“Hap veshet dhe degjo sesi mungojne tamponet, sesi sorrollaten qytetaret per te bere testin dhe per te marre pergjigjen!

Boll rremove ne te shkuaren e njerezve, siç kane bere paraardhesit e tu me jeten e shqiptareve per dekada me radhe.

Per aq kohe sa te ka mbetur, merru me kujdesin e jetes se qytetareve, me mjeket dhe infermieret qe i ke lene ne meshire te fatit.

Tampone nuk ka as ne Durres, tampone nuk ka as ne Elbasan, nuk ka ne te gjithe vendin, sepse banda qe drejton nuk do t’ia dije per njerezit.

Degjoje te verteten dhe mos u fshih pas shantazheve dhe batutave bajate”– shkruante Strazimiri krahas videos.

Në video, punonjësja e spitalit i thotë një qytetareje e cila me ngul kërkon të testohet për Covid-19: “Nuk ka moj zemër tampone, janë vetëm për urgjencën”.

Pak ditë më parë mjeku Zija Alhysa denoncoi mungesën e tamponëve në Durrës. Denoncimin e tij kryetari i PD-së Lulzim Basha e përdori për të sulmuar qeverinë për mungesën e theksuar të tamponëve.

Por Rama sot nxori një video, përmes të cilës diskreditonte mjekun Alhysa. Në video shfaqej dëftesa e mjekut e shkollës së mesme bujqësore, të cilën ai e kishte kryer në vitin 1982 deri në 1983.

Më vonë sipas të dhënave të Ramës, rezulton se Alhysa ka kryer vetëm një kurs për infermieri në vitin 1988.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *