Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sulmuar qeverinë lidhur me shembjen e shkollës “Sami Frashëri”. Sipas saj, qeveria dhe bashkia e Tiranës po bëjnë propagandë vetën për t’i mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë.
Mirëpo sipas ish-deputetes e cila ka nxjerrë dhe disa foto, ditën e sotme nuk ka asnjë punëtor në gjimnazin “Sami Frashëri”, edhe pse vetëm një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja Ogerta Manastirliu, ishin për hapjen e kantierit dhe nisjen e punimeve për rindërtimin.
Tabaku shprehet se pas “Sami Frashërit”, regjia qendrore sot është zhvendosur në kantierin te lagjia “5 Maji”.
“Qeveria e Propagandës! Dalin cdo ditë me regji qëndrore për ti mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë. Asgjë nuk po bëjnë, asgjë nuk kanë bërë në 7 vite dhe asgjë vitin e fundit që mbas tërmetit. I lanë shqiptarët jetimë me shtëpi të rrënuara dhe tani duan ti përdorin për propagandë. Shembulli më i mirë është shkolla Sami Frashëri. 2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike.
Sot asnje punetor dhe asnje pune ne gjimnazin Sami Frasheri, sepse regjia qendrore eshte zhvendosur ne shkollen 5 maji. Cdo dite ne nje shfaqje ku propaganda shet nisjen e punimeve, por pasi kamera e ERTV largohet heshtja dhe braktisja pushton ato qe sot duhet te ishin sheshe ndertimi. Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet e gjimnazit Sami Frasheri. Kjo shkollë NUK do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak!
Tetë vjet kanë manipuluar shqiptarët me fasadë dhe i kanë mbajtur me gënjeshtra. Do të demaskohen hipokritët dhe manipulatorët pasi shqiptarët do të mësojnë se çfarë fshihet pas prishjes së shkollës Sami Frashëri në mes të pandemisë.”– shkruan Tabaku.