Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ka tronditur sot rajonin e Egjeut të Turqisë. Anadolu Agency raporton se tërmeti ra rreth orës 14.51 (sipas orës lokale) në një thellësi prej 16.54 kilometrash.
Bugra Gokce, sekretari i përgjithshëm i Komunës së Izmirit, i tha kanalit të lajmeve NTV se disa shtëpi në qytet ishin shkatërruar nga lëkundjet.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha se tërmeti u ndje gjithashtu në Stamboll, por nuk u raportuan dëme.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se gjashtë ndërtesa në Izmir, u shkatërruan nga tërmeti. Ndërkohë për momentin nuk raportohet për viktima.
Ministri Soulu tha se provincat e tjera perëndimore turke ku janë regjistruar dëme, janë Usak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydin dhe Mugla. Ai theksoi se ekipet turke të kërkim-shpëtimit kanë nisur punën e tyre në terren.