Vendosni fjalën kyçe....

17 ditë në grevë, gratë naftëtare nuk tërhiqen: Rama na i premtoi se do merrnim lekët në 2017


Gratë naftëtare të cilat kanë hyrë në grevë tashmë prej 17 ditë shprehen të vendosura në qëllimin e tyre për të marrë pagat e prapamebtura të punës që kanë kryer në rafinerinë e Ballshit.

Ato shprehen se vetë kryeministri i ka premtuar pagat dhe kërkojnë nga Rama shqyrtimin e ligjit që të marrin paratë e munguara.

Grevën e bëmë për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe nuk tërhiqemi. Kryeministri Rama në 2017 e kam pritur vetë e tha lekët do i merrni. Ne ato lekë nuk i kemi marrë dhe sot, dhe ndaj presim zgjidhje. Jemi bërë mjekë të vetvetes. Jemi të vendosura, shyqyr po jetojmë dhe një ditë. Mirë kryeministri Rama që nuk vjen, po pse nuk vijnë ato gra që janë në parlament. Të na shohin si jemi. Çfarë bëjnë. Jemi si mos më keq. Mos të rrish pranë fëmijëve. Ato nëna që janë në parlament pse nuk merr njëra rrugën e të vijë, se kryeministri nuk ulet. Kryeministri Rama është vetë maliqi ka dhe ligjin, ta shqyrtoj ligjin, ti marrim paratë. Djersen tonë kërkojmë. Të zbatohet ligji”, theksojnë naftëtarët për mikrofonin e News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *