Vendosni fjalën kyçe....

Tre persona me origjinë shqiptare viktima të tërmetit që goditi Turqinë


Tre persona me origjinë nga Kosova janë viktima të tërmetit 6.6 ballësh që goditi Izmirin në Turqi ditën e djeshme.

Njëra nga viktimat është 62-vjeçarja Nazmie Doraja me origjinë nga Kosova, ndërsa djali i saj 28-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, shkruan Lajmi.net.

Dy viktimat e tjerë janë me origjinë shqiptare nga Kosova që jetonin në Izmir. Sipas ambasadës së Kosovës në Ankara bëhet fjalë për dy persona të familjes Dograyan, ndërsa nuk ka asnj shtetas të Republikës së Kosovës që kanë humbur jetën në tërmet.

Nga tërmeti që goditi ditën e djeshme pjesën turke në Egje kanë hum bur jetën deri tani 28 persona ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *