Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet duke darkuar personi që akuzohet për plagosjen e priftit në Francë


Policia franceze thuhet se ka ndaluar personin e dyshuar i cili plagosi një prift ortodoks grek me një pushkë gjuetie.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Lionit të shtunën ndërsa ai po mbyllte kishën.

I dyshuari u ndalua teksa po hante darkë në qytet disa orë pas incidentit, njoftoi media lokale. Ai nuk e kishte me vete të pushkën e gjahut, që dyshohet se është përdorur në sulm.

Kryebashkiaku i Lionit, Gregory Doucet, tha se është ende e paqartë se çfarë e kishte motivuar burrin për të qëlluar klerikun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *