Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson-it i rrjedhin në media informacionet mbi karantinën, thërret mbledhje urgjente të qeverisë


Kryeministri britanik Boris Johnson do të mbledhë ministrat e tij për një takim urgjent të shtunën pasi media zbuloi se një bllokim i ri në Angli ishte duke u shqyrtuar mes një situate të përkeqësuar me Covid-19.

Një zyrtar qeveritar anonim i tha revistës ‘Times’ më herët se kufizimet njëmujore ishin ende në diskutim, por nëse arrihet marrëveshja ato do të njoftohen nga kryeministri Johnson gjatë një konference shtypi të hënën.

Nën bllokimin e ri, njerëzve përsëri do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi siç ndodhi gjatë valës së parë të koronavirusit. Por dyqanet thelbësore, shkollat, çerdhet, universitetet do të lejohen të qëndrojnë të hapura.

Kufizimet do të preknin në rast se miratohen vetëm Anglinë. Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut do të vendosin veçmas se si të trajtojnë përhapjen e virusit.

Zyra e kryeministrit nuk pranoi të komentonte raportin kur u pyet nga ‘Reuters’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *