Komisioni Europian njoftoi dje se ka hapur procedurë ligjore kundër Hungarisë për zbatim jokorrekt të ligjit të azilit të BE-së.
“Procedurat e reja të azilit, të miratuara në Hungari në përgjigje të pandemisë së COVID-19, janë në kundërshtim me ligjin e Bllokut”, tha KE në një deklaratë.
“Kjo dispozitë përbën një kufizim të paligjshëm të hyrjes në procedurën e azilit, në veçanti, sepse parandalon personat në territorin hungarez, përfshirë në kufi, të kërkojnë një mbrojtje ndërkombëtare”, shtoi ekzekutivi i BE-së.
Brukseli deri më tani i ka dërguar një letër zyrtare njoftimi Hungarisë.
Budapesti ka dy muaj kohë për t’iu përgjigjur argumenteve të ngritura nga KE.
Në mungesë të kësaj, ky i fundit mund t’i dërgojë një mendim të arsyetuar, domethënë një kërkesë zyrtare për të qenë në përputhje me ligjin e Bllokut.