Vendosni fjalën kyçe....

“Masë përgatitore” – Madame Tussauds hedh në koshin e mbeturinave statujën prej dylli të presidentit Trump


Dega në Berlin e muzeut më të famshëm të dyllit në botë e ka vendosur figurinën e saj të presidentit amerikan Donald Trump në një kosh të mbushur me mbeturina, duke shkaktuar reagime të ashpra në internet.

‘Madame Tussauds’ në Berlin, një degë e muzeut legjendar të dyllit në Londër, vendosi statujën e saj  të Trump në një kosh mbeturinash të premten, me sa duket në pritje të fitores së kandidatit demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale.

Orkide Yalcindag, drejtore e marketingut të muzeut e përshkroi veprimin e muzeut si ‘simbolik’ dhe ‘një masë përgatitore’.

Muzeu nuk e ka traditë hedhjen e modeleve prej dylli të presidentëve amerikanë edhe pasi ata largohen nga zyra. Statuja e tyre e ish-presidentit Barack Obama, për shembull, ka mbetur e paprekur.

Lëvizja e muzeut mori vlerësime por edhe kritika në rrjetet sociale në varësi të bindjeve politike të komentuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *