Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kushtetuta të ndryshohet vetëm me referendum


Presidenti Ilir Meta duket se tani e ka marrë seriozisht çështjen e referendumeve, duke e bërë kauzë dhe artikulim të përditshëm të daljeve të tij publike.

Si duket ndryshimet e fundit të kushtetutës nga parlamenti të cilat Kreu i Shtetit i ka kundërshtuar me të madhe, bën që Meta të shohë referendumin si zgjidhje më të mirë dhe demokratike.

Në një tryezë me shoqërinë civile- të cilët kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për referendumet i cili nuk ekziston edhe pse në kushtetutën e vitit 1998 sanksionohet se qytetarët kanë të drejtë të vendosin për çështje të ndryshme edhe nëpërmjet votës së drejtpërdrejtë- Meta deklaroi se asgjë e mirë dhe e qëndryshme në Shqipëri nuk mund të ndodhë pa u miratuar “Ligji për Referendumin”.

Meta tha se Kushtetuta duhet të ndryshohet vetëm nëpërmjet Referendumit dhe as nga 140 deputetë.

Asgjë e mirë, e sigurt, e qëndrueshme, afatgjatë dhe europiane nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar “Ligji për Referendumin” dhe pa u bërë edhe një ndryshim në Kushtetutën e Republikës: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të ndryshohet kurrsesi, as nga 140 deputetë të ligjshëm. Çdo ndryshim duhet të bëhet vetëm me REFERENDUM”-tha Meta ndër të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *