Ka shkuar në 28 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë ditën e djeshme. Numri i të plagosurve i ka kapërcyer 900 deri tani sipas autoriteteve.
Tërmeti 6.6 ballësh tronditi Izmirin që ndodhet në breg të Detit Egje.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se 243 njerëz janë duke marrë trajtim në spital, ndërsa shtatë ndodhen në reanimacion me tre prej tyre në gjendje kritike.
Ai gjithashtu tha se 642 pacientë dolën nga spitalet pas mjekimit. Të paktën 484 pas tronditje, me 37 prej tyre mbi madhësinë 4.0, u regjistruan në zonë.
Të paktën 100 njerëz u nxorrën të gjallë nga mbeturinat, u tha gazetarëve ministri i Mjedisit, Murat Kurum.