Shtatë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.
Në njoftimin për mediat nga ministria, thuhet se nga 1260 testime të kryera së fundmi janë zbuluar 241 raste të reja.
Në spitalin Infektiv e Sanatorium, janë të shtruar 301 pacientë. Me viktimat e 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i tyre në Shqipëri ka shkuar në 509.