Vendosni fjalën kyçe....

Tomini: Mbyllja gjeografike diskutohet vetëm nëse ezaurohet të gjithë shtretërit në 4 spitalet Covid


Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, deklaroi se po diskutohen të gjitha opsionet e mundshme që të kufizohet transmetimi i virusit.

Sipas saj mbyllja gjeografike do diskutohet derisa sa të ezaurohen të gjitha strukturat spitalore.

Merren të gjitha opsionet e mundshme për kufizimin e transmetimit të infeksionit, se normalisht karantina i dha efektet jo vetëm shëndetësore, psikologjike, ekonomike, por mbetet një opsion i fundit, do ezaurohen të gjitha opsionet primare përpara dy opsioneve të karantinës.

Pavarësisht se strukturat shëndetësore janë në situatë alerti, do shikohet në varësi të pozitivitetit, ezaurimin e shtretërve në 4 spitalet covid dhe numri i e rasteve në terapi intensive”- tha Tomini në një intervistë për News24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *