Vendosni fjalën kyçe....

“Zhdukuni që këtu” – Protestuesit në Filadelfia përzënë hebrenjtë nga tubimi, i quajnë “Sinagoga e Satanit”


Një grup protestuesish në një marshim kundër policisë në Filadelfia u pa të dëbonte tre burra hebrenj nga ngjarja, njëri prej të cilëve u shty ndërsa personat në fjalë u sulmuan me fjalë e më pas u larguan.

Pamjet që u shfaqën në mediat sociale të mërkurën tregojnë një grup të vogël demonstruesish që përballen me tre të rinjtë, të cilët shihen të veshur me kapele, duke i pyetur se ku jetojnë para se t’u kërkojnë që të largohen”

“Çfarë po bëni këtu? Jetoni këtu? Ju e dini që ne jemi hebrenjtë e vërtetë, apo jo?” – dëgjohet duke thënë dikush, ndërsa një tjetër shton: “Kjo nuk është lufta juaj. Duhet të largoheni.”

Njëri nga burrat përgjigjet se ata ‘thjesht po solidarizohen’, por protestuesit e tjerë i bërtasin. Njëri nga tre hebrenjtë shtyhet nga protestuesit dhe më pas atyre i bëhet thirrje që të largohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *