Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 59-vjeçari në Mirditë, policia i gjeti në banesë drogë dhe armë zjarri


Një 59-vjeçar në Mirditë është arrestuar në kuadër të një operacioni policor të koduar “Kaçinari”.

Sipas policisë, ky shtetas me inicialet N.GJ u arrestua pas informacioneve se në banesën e tij mbante lëndë narkotike.

Pas një kontrolli në banesën e tij, u gjetën e 17 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa, si dhe me armë pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin Mirditë.

Sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis dhe armë zjarri.

Vihet në pranga 59-vjeçari, poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë,  me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje ,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar , Mirditë , një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari” ,ku  u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N.Gj.,59 vjeç, banues në fshatin Kaçinar , Mirditë .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *