Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me foton e shpërndarë në rrjetet sociale nga mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, nga ku shihej se nuk mbanin maskë në ambient të mbyllur.
Në reagimin e MSH-së, thuhet se fotoja i përket një mbledhje të kaluar gjatë muajit shkurt 2020, në një kohë kur maskat nuk ishin të detyrueshme për t’u mbajtur.
“Në disa portale dhe media sociale, po qarkullojnë fotografi të mbledhjeve të hershme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shoqëruar me komentet se ata “janë pa maska”.
MSHMS sqaron se fotografitë i përkasin muajit shkurt 2020 te mbledhjeve te Komitetit Teknik te Eksperteve, në kohën kur maska nuk ishte e detyrueshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbështet Komitetin e Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për të sulmuar punën e këtyre profesionistëve, përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave”-thotë Ministria.