Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi shpërndan karta anëtarësie në Durrës: Tranzicioni merr fund më 25 prill


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim në Durrës, me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pasi shpërndau kartat e anëtarësisë për të rinjtë atje, Kryemadhi tha se vendi nuk mund të mbahet peng nga një njeri dhe se më 25 prill, do të marrë fund tranzicioni shqiptar.

“Durrësi di të durojë, por di edhe të ndëshkojë në momentin e duhur. Ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të vijnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë realitetin. Në Durrës, ka beton, Durrësi përmbytet. Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Europën. Nuk mund ta bllokojë dot zhvillimin dot një njeri që do të bllokojë Shqipërinë dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.

Ne kemi strategji të re për Durrësin. Durrësi nuk ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por edhe për dibranët, për skraparllinjtë, pukjanët, shijakasit e kushdo që jeton në në këtë qytet. Ne do jemi tritol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës. LSI do që të bëjë Shqipërinë një vend evropian, siç e meriton rinia shqiptare. Edhe pse në këto 30 vjet tranzicion ne kemi bërë gabime, por premtoj se tranzicioni në LSI ka marrë fund, por se ky tranzicion do marrë fund më 25 prill. Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do popullojmë vendin me të rinjtë e të reja”, deklaroi Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *