Vendosni fjalën kyçe....

Protestat mbërthejnë Spanjën, qytetarët kundërshtojnë kufizimet e Covid-19 (Videot)


Spanja është përfshirë nga protesta të dhunshme kundër masave bllokuese të vendosura nga qeveria lidhur me pandeminë Covid-19.

Protestuesit u përplasën me policinë në qytetet kryesore të vendit si Madrid, Barcelonë, Mala, Bilbao, Granada etj.

Protestuesit dogjën kazanët e mbeturinave dhe ngritën barrikada të improvizuara në Gran Via. Po kështu raportohet se disa dyqane në Madrid u grabitën gjatë protestave të së shtunës në mbrëmje.

Policia u përpoq të shpërndajë protestuesit por u godit me gurë, fishekzjarre e sende të tjera ndërsa ajo u kundërpërgjigj me plumba gome e gaz lotsjellës. Pamje të ngjashme dhune e përplasjeje u panë në shumë qytete spanjolle, teksa në vend është miratuar karantina e dytë kombëtare lidhur me Covid-19.

Qeveria rajonale e Katalonjës miratoi një paketë të re masash këtë javë, përfshirë mbylljen e secilës komunë, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve në rrethin e tyre gjatë fundjavave.

Përleshjet u zhvilluan gjithashtu në qytetin spanjoll të Logronos, ku protestuesit dogjën kazanë  plehrash, thyen xhamat dhe plaçkitën disa dyqane.

Protestat të ashpra u raportuan gjithashtu në Granada, Malaga dhe Bilbao.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u kërkoi spanjollëve në një postim në Tëitter të shtunën në mbrëmje për të treguar durim dhe demonstruar ‘përgjegjësi, unitet dhe sakrificë’ për të mposhtur pandeminë globale, ndërsa dënoi ‘sjelljen e dhunshme dhe iracionale’ nga një ‘pakicë e vogël’ e popullsisë.

Parlamenti i Spanjës miratoi një zgjatje gjashtë-mujore të gjendjes kombëtare të jashtëzakonshme javën e kaluar, duke u dhënë autoriteteve rajonale më shumë pushtet për të trajtuar valën e dytë të Covid-19.

Kjo është futja e tretë e Spanjës në gjendjen e jashtëzakonshme gjatë pandemisë dhe do të jetë në fuqi deri më 9 maj, por me një mundësi që ajo të hiqet më 9 mars.

Nën këtë shtrirje të re, qeveritë rajonale kanë fuqinë të kontrollojnë lirinë e lëvizjes dhe kohën e ndalimit të daljes në rrugë pa pasur nevojë të kalojnë nëpër procedura të ndërlikuara dyjavore në parlament.

Që nga ajo kohë, shumë rajone kanë ashpërsuar masat e tyre të koronavirusit, me ndalimin lëvizjes në orët e natës, bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit, mbylljen e lokaleve dhe të dyqaneve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *