Një demonstratë e madhe pro-Trump në Beverly Hills u kthye në dhunë ndërsa një grup kundër-protestuesish të veshur me të zezë ngacmuan një burrë që mbante një flamur amerikan, duke e goditur me grushte, shkelma e shufër hekuri.
Kjo detyroi policinë të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.
Incidenti me sa duket filloi kur një person i veshur me një përkrenare me ACAB të pikturuar anash u përpoq të merrte flamurin nga një prej mbështetësve të Trump, sipas një video të postuar në Tëitter nga fotografi Shane Murphy.
Ironikisht, megjithëse burri u rrah dhe u shkelmua nga të paktën gjysmë duzinë kundër-protestues, policia u desh ta tërhiqte atë nga një prej sulmuesve pasi shpërndau sulmuesit e tjerë.
Përplasje të tilla kanë qenë të zakonshme javët e fundit, teksa protestuesit pro-Trump kanë dalë rrugëve në mbështetje të shefit të Shtëpisë së Bardhë, duke u përplasur me ata të BLM e Antifa.