Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Kam rezultuar pozitive me Covid-19


Një tjetër politikane shqiptare është konfirmuar me koronavirus. Bëhet fjalë për deputeten Rudina Hajdari.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në “Facebook” ku shprehet se po qëndron e izoluar.

“Të dashur miq,
Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.

Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.
Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online.
Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.”- shkruan Hajdari.

Më tej, deputetja u kërkon qytetarëve që ta marrin seriozisht pandeminë dhe masat mbrojtëse.

“Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj.
Ruajuni për veten dhe familjet tuaja.
Ju uroj shëndet të gjithëve”- përfundon Hajdari.

Vetëm pak ditë më parë u konfirmua me koronavirus dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *