Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Twitter-it: S’e kemi censuruar presidentin Trump. Senatorja: Raporti thotë se e keni bërë 64 herë (Video)


CEO-ja i Twitter-it, Jack Dorsey, pretendoi gjatë një seance dëgjimore në Senat në mesjavë se platforma që drejton nuk e ka censuruar Presidentin Donald Trump. Një studim i ri, megjithatë, pohoi se Twitter-i i Dorsey-t e censuroi presidentin 64 herë.

Dorsey e bëri pretendimin në përgjigje të pyetjeve të Senatorer republikane Marsha Blackburn gjatë një seance ku Dorsey u kritikua në mënyrë të përsëritur nga senatorët për paragjykim dhe censurë.

Transkriptimi dhe video më poshtë:

BLACKBURN: Z. Dorsey, a është Donald Trump një udhëheqës botëror?

DORSEY: Po.

BLACKBURN: Në rregull, kështu që do të ishte e rëndësishme që udhëheqësit botërorë të kenë qasje në platformën tuaj, apo jo?

DORSEY: Saktë.

BLACKBURN: Dhe kështu, pse ia mohuat atë platformë përmes censurës presidentit të SHBA-së?

DORSEY: Ne nuk e kemi censuruar presidentin e SHBA-së.

BLACKBURN: Oh po ju e keni bërë. Sa postime nga Ajatollahu terrorist i Iranit keni censuruar?

DORSEY: Ëëëë.

BLACKBURN: Sa postime nga Vladimir Putin keni censuruar?

DORSEY: Ne kemi etiketuar postime të liderëve botërorë. Ne kemi një politikë për të mos e hequr përmbajtjen, por thjesht duke shtuar më shumë kontekst rreth saj.

BLACKBURN: Mirë. Ju e keni censuruar presidentin e SHBA-së 65 herë. Ju dëshmuat se jeni të shqetësuar për dezinformimin dhe ndërhyrjen në zgjedhje, kjo është diçka për të cilën ne të gjithë shqetësohemi. Dhe sigurisht, për rreth njëqind vjet, burimet e huaja janë përpjekur të ndikojnë në politikën amerikane dhe zgjedhjet në SHBA. Tani, ata janë në platformat tuaja, ata e shohin këtë si një mënyrë për të pasur qasje te populli amerikan. Pra, duke pasur parasysh refuzimin tuaj për të censuruar ose ndaluar diktatorët e huaj, ndërsa censuroni rregullisht presidentin, nuk jeni në këtë moment, personalisht përgjegjës për përmbytjen e kombit me dezinformim të huaj?

DORSEY: Vetëm për të qenë të qartë, ne nuk e kemi censuruar. Ne nuk kemi hequr postimet që po u referoheni. Ata kanë më shumë kontekst në etiketën e shtuar. Dhe ne bëjmë të njëjtën gjë për udhëheqësit në të gjithë botën.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *