Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvrasja e pacientit tek “Shefqet Ndroqi”, drejtori i Spitalit: Nuk kishte shenja psikologjike jonormale


Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një pacient me COVID-19 u vetëvra, duke u hedhur nga kati i katërt.

Drejtori i këtij spitali, Perlat Kapisyzi, doli në një deklaratë për mediat nga ku u shprehu në emër të stafit mjekësor, ngushëllime familjes. Kapisyzi tha se pacienti Preng Gjonaj nga Tropoja nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe kjo ngjarje i ka tronditur.

“Na ka tronditur ne si staf i personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit. 53-vjeçari u shtrua në 25 tetor, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit sipas protokollit të trajtimit të pneumonisë nga SARS-COV 2.

Në emër të stafit të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ i shprehim ngushëllime familjeve të pacientit. Sipas të dhënave të disponueshme që ne kemi, që nga shtrimi deri në momentin e fundit, nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jonormale.

Ky është një moment i vështirë për ne dhe do të kërkonim mbështetjen e të gjithëve. Dhe ju për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve. Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve dhe të tonit”, tha Kapisyzi.

Mëngjesin e sotëm një pacient i prekur nga Covidi u hodh nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Por ky është një rast i përsëritur brenda një periudhe të shkurtër prej 3 muajsh.

Rasti i parë ndodhi më 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. 29-vjeçari Xhino Koça ishte shtruar pasi ishte infektuar me koronavirus.

Rasti i dytë ishte Hasan Mira, 65 vjeç, i cili më 2 shtator u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku gjithashtu ishte shtruar me koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *