Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvrasja tek ‘Shefqet Ndroqi’, Oriola Pampuri: Situata i ka dalë jashtë kontrollit Manastirliut


Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, ku një 52-vjeçar me koronavirus u hodh nga kati i katërt.

Sipas ish-deputetes, situata i ka dalë jashtë kontrollit Ministrisë së Shëndetësisë.

 “Ministres situata i ka dale totalisht jashte kontrolli, papergjegjshmeria e saj vijon te mbulohet nga komiteti i cili mbrojtjen me te mire ka gjetur sulmin ndaj opozites. Zgjidhja eshte siguria e jetes dhe shendetit te pacienteve, ketu keni deshtuar, dhe merreni me sulme.

Ngjarja e rende ne spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Covid 2, na prek emocionalisht te gjitheve. I treti rast, brenda pak kohesh, qe tronditi sigurisht familjaret, dhe opinionin publik. Vetevrasjet ndodhin nen nje gjendje te ngarkuar psikologjike, kur personi humbet pergjegjshmerine, dhe shpresen, dhe nje nga rrugedaljet nga kjo gjendje psikologjike shume e renduar, shikon vetevrasjen.”- shkruan Pampuri.

Ish-deputetja thotë se ndonëse ky është një rast i përsëritur, Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë për të vendosur psikologë në spitalet dedikuar COVID-it. Sipas saj, kjo papërgjegjshmëri po vijon të rëndojë mbi shëndetin e jetën e qytetarëve.

“Bazuar ne shume raste te personave qe kane patur nje eksperience, pra e kane kaluar Covid 19, theksohet qe perpos simptomave te tjera, ka qene dhe ngarkesa psikologjike, e shprehur si forme paniku, kjo nxitur dhe nga perballja me dicka te panjohur per te cilen di shume pak ose aspak, duke i shtuar kesaj dhe informacionet qe degjon, te ben te ndjesh pasiguri dhe ankth.

Ne te gjitha vendet e botes ne kete periudhe psikologu ka marre nje rol te rendesishem, madje edhe duke u bere pjese e stafeve mjekesore. Ne Shqiperi mungesa e psikologut, mungesa e mbeshtetjes psiko-emocionale, ne spitalet Covid, ka cuar deri ketu. Nese ndodh nje here, merren masa, nese ndodh dy here, eshte e rende, por nese ndodh per te treten here, dhe spitali eshte gjendur perseri pa staf mbeshtetes me psikologe, eshte e pafalshme.
Papergjegjshmeria nga ana ministrise, ne paisjen e spitaleve Covid me psikologe vijon. Kjo papergjegjshmeri, po vijon te rendoje mbi shendetin e jeten e qytetareve. Para nje jave papergjegjshmeria e qeverise beri qe te humbase jeten nje qytetar, sot perseri nje ngjarje e rende.”– thotë Pampuri.

Mëngjesin e sotëm një pacient i prekur nga Covidi, Preng Gjonaj nga Tropoja (52-vjeç) u hodh nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Por ky është një rast i përsëritur brenda një periudhe të shkurtër prej 3 muajsh.

Rasti i parë ndodhi më 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. 29-vjeçari Xhino Koça ishte shtruar pasi ishte infektuar me koronavirus.

Rasti i dytë ishte Hasan Mira, 65 vjeç, i cili më 2 shtator u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku gjithashtu ishte shtruar me koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *