Demokratja Albana Vokshi ka denoncuar vendimin e qeverisë për zhvillimin e mësimit online për studentët.
Ajo citon Nenin 59 të ligjit për Arsimin e Lartë sipas të cilit nuk parashikohet studimi në distancë.
Vokshi thekson se studentët janë më të diskriminuarit gjatë periudhës së pandemisë pasi pjesa më e madhe nuk patën asnjë ndihmë. Në fund demokratja shkruan se fundi i diktaturave vjen nga të rinjtë.
“Një shkresë me firmën e një drejtori në Ministrinë e Arsimit ka vendosur për të ardhmen e studentëve dhe universitet online në shkelje të çdo ligji.
Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 59 përcakton:
Format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë:
- a) Studime me kohë të plotë
- b) Studime me kohë të zgjatur
Pra, Ligji nuk i njeh studimet në distancë (online).
Studentët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë periudhës së pandemisë. Pjesa më e madhe e tyre nuk patën asnjë mundësi të ndiqnin studimet online, nuk patën asnjë mbështetje për punësim, asnjë paketë ndihme. Sa antihumane duhet të jetë një qeveri që vetëm 3 ditë para fillimit të vitit akademik t’i mbyllë universitetet? Sa është kosto për çdo familje studenti? Sa studentë nuk do mund të ndjekin dot studimet pasi nuk kanë asnjë mundësi në shtëpitë e tyre?? Është më keq se në diktaturë. Por historia ka treguar që diktaturave fundi u vjen nga të rinjtë.” – shkruan Vokshi në Facebook.