Një vajzë tre-vjeçare është shpëtuar këtë të hënë nga rrënojat që la pas tërmeti i fuqishëm i së premtes në Turqi.
Vogëlushja e quajtur Elif Perincek u nxor nga rrënojat gati 65 orë pas tërmetit në rrethin Bayrakli të provincës perëndimore të Izmirit.
Siç shkruan Anadoly Agency, Elif ishte personi i 106-të që u shpëtua nga rrënojat dhe ajo u dërgua në spital.
Rreth 23 orë pas tërmetit, u nxorën nga rrënojat nëna e vogëlushes Seher Dereli Perincek, 10-vjeçarët binjakë Ezel dhe Elzem Perincek, si dhe vëllai shtatë vjeçar Umut Perincek.
Për fat të keq, Umut humbi jetën, ndërsa nëna dhe vëllai e motra tjetër janë duke u trajtuar në spital.
Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka përjetuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.