Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur veprimin e BKH-së për rishikimin e rezultateve të testimeve dhe korrigjimin e gabimit që bëri për garën për hetues në këtë institucion të krijuar rishtas me reformën në drejtësi.
Kim e quan sinjal të fortë të BKH-së që po siguron transparencë dhe integritet duke ushtruar kontroll cilësie.
“Përshëndesim njoftimin e BKH për rishikimin e rezultateve të testimeve dhe korrigjimin e një gabimi. Sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet duke ushtruar kontroll cilësie dhe duke marrë përgjegjësi për veprimet e saj. Kështu është reforma e vërtetë!”- shkruan Kim.