Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë


Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka dalë nga duart situata e pandemisë.

Basha paralajmëron se kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit ndërsa numri i të sëmurëve po rritet. Sipas kryedemokratit, nëse qeveria do e kishte dëgjuar opozitën do kishte marrë masat e duhura për të mos arritur në këtë pikë.

Ai bën thirrje për rritje të testimeve për të sëmurët dhe fondeve për shëndetësinë dhe ekonominë.

“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *