Vendosni fjalën kyçe....

Basha s’i ndahet “Twitter-it” dhe Ramës: Shto testimet


Pas një përplasjeje virtuale përmes postimesh në “Twitter” me kryeministrin Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha duket se nuk po i ndal postimet në këtë rrjet social.

Ai ka publikuar përsëri një tjetër shkrim për kryeministrin, të cilit i bën thirrje të rrisë numrin e testimeve për koronavirusin dhe të rimbursojë ilaçet për pacientët e infektuar.

 “Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore.Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”-shkruan Basha.

Më herët Basha e akuzoi kryeministrin Rama se ka humbur kontrollin mbi pandeminë, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se kreu i opozitës është kapur pas COVID-it si ‘i mbyturi pas fijes së barit”.

Ai shprehej se kryedemokrati nuk është aq i aftë as sa të ndalojë aleaten e tij Monika Kryemadhin në deklaratat e saj për Covid 19.

Basha replikoi përsëri duke thënë se gjendja po përkeqësohet për shkak të Ramës, por ai e ka mendjen tek sulmet politike ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *