Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me studentët: Që vitin e parë të qeverisjes 10 mijë studentë do e kenë stazhin të paguar


Kreu i PD-së, Basha, ka zhvilluar një takim me studentët në Qytetin Studenti.

Takimi vjen pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ku kërkuan rifillimin normal të mësimit në universitete dhe hapjen e konvikteve.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha rotacioni nuk mund të ndalet dhe se qeverisja e PD-së, që në vitin e parë të saj do paguajë stazhin për 10 mijë studentë.

“Kësaj radhe ndryshimi do të jetë për mirë për të gjithë, do të thotë që në arsim do të nderojmë, do të mbajmë, do të financojmë më të aftët sikundër do të thithim më të aftët që janë larguar pa të drejtë apo ata që kanë mbaruar studimit. Duke nisur nga viti ynë i parë në pushtet, 10 mijë studentë do të kenë mundësinë të kenë stazhe të paguara dhe kjo do të ketë prioritetet e veta ku një prioritet do të jenë mësuesit, pedagogët dhe edukatorët e brezit të ardhshëm. Do të keni mbështetje të plotë financiare, jo llafe!” – u premtoi Basha, studentëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *