Vendosni fjalën kyçe....

Grenell takon komunitetin serb në SHBA: Ju e dini sa e ka injoruar Biden Serbinë, nëse fiton s’do ketë përparim


I dërguari special i presidentit Trump për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell, u takua me përfaqësuesit e komunitetit serbo-amerikan të dielën, këtë herë në Pittsburgh, ku tha se fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, mund të bëjë që që gjithë rajoni i Ballkanit të kthehet në status quo-në e mëparshme

Në një fjalim nga përfaqësuesit e nismës ‘Serbët për Trump 2020’ të mbajtur në Pensilvani, Grenell pretendoi se të gjithë e dinin kush ishte Joe Biden, çfarë kishte bërë në Ballkan dhe sa i kishte injoruar serbët dhe Serbinë, shkruan Balkan.news.

“Nëse Biden fiton, nuk do të ketë përparim.” – tha Grenell në një tubim në mbështetje të Donald Trump, ku ai foli për të gjitha arritjet e presidentit dhe atë që ai dëshiron të arrijë në Serbi.

Në emër të nismës së udhëhequr nga Profesore Olga Ravasi, Grenell u prezantua në fillim të takimit nga Stefani Laliç Adams, vajza e Niko Laliç, një nga heronjtë e misionit Halyard që shpëtoi pilotët amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe avokatja Redia Filipoviç.

Grenell shtoi se ai kishte mundësinë të fliste me audiencën pas prezantimit dhe ishte në një gjendje shpirtërore shumë të mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Midis të pranishmëve ishin Mark Zatezalo, një anëtar i legjislaturës së shtetit të Virxhinias dhe Valerie Gaidos, një anëtare e legjislaturës së shtetit të Pensilvanisë.

Të shtunën, Profesore Ravasi mblodhi një takim në mbështetje të presidentit Trump në Wisconsin, Chicago dhe Milwaukee. Grenell u takua me komunitetin serb në qytetin më të madh të Wisconsin dhe ndoqi një shërbim në kishën Shën Sava.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *