Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët janë vendosur përballë Ministrisë së Arsimit për të protestuar kundër zhvillimit të mësimit online.
Institucioni është rrethuar nga forcat e policisë, të cilat e kanë konsideruar tubimin të paligjshëm për shkak të pandemisë. Policët u bëjnë thirrje studentëve që të shpërndahen.
Nga ana tjetër vërehet se studentët jane të gjithë me maska.
“Jo mësim online” – kjo është thirrja e tyre.
Data 2 nëtor duhet që t’i gjente studentët në auditore, mirëpo për shkak të pandemisë Komiteti Teknik i ekspertëve sugjeroi që mësimi të zhvillohej vetëm online. Por studentët nuk janë dakord me këtë, pasi nuk e konsiderojnë mësimin online po aq efikas sa ai në auditore, ndërsa shprehen se jo të gjithë kanë akses në internet.