Presidenti Meta e cilëson 25 prillin, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme si referendum mes dy mundësive.
Sipas kreut të shtetit, këtë datë Shqipëria do vendosë nëse do shkojë në Europë ose do përfundojë në gropë.
Meta thekson se Shqipëria e ka vendin në Europë që nga koha e Skënderbeut.
“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!.” – shkruan Meta në Facebook.