468 qytetarë në mbarë vendin janë gjobitur me nga 30 mijë lekë nga policia pasi janë kapur pa maskë.
Po kështu janë ndëshkuar me nga 10 milionë lekë, 20 administratorë lokalesh pasi kanë vënë muzikë pas orës 20:00 të mbrëmjes në mjediset që administrojnë.
Në njoftimi e policisë u bëhet thirrje qytetarëve e administratorëve të lokaleve që të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të policisë pasi ata janë në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën e shëndetin e tyre.