Ministria e Brendshme do publikojë sot ekstraktin e dytë të listave të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 tetor 2020.
Pas publikimit të ekstraktit, zyrat e Gjendjes Civile duhet ta printojnë atë dhe ta publikojnë sipas sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit.
Sipas Ministrisë së Brendshme, procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KSHZ-së. Për qytetarët që duan të verifikojnë emrin në listat zgjedhore, ata mund ta bëjnë këtë në portalin e-albania.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416
Në rast paqartësish apo pasaktësish, qytetarët duhet të kontaktojnë Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme
(Ministria.Brendshme@mb.gov.al).