Mbështetësit e presidentit Donald Trump kanë pritur në radhë për disa orë të dielën për të marrë pjesë në tubimin e tij në Hickory, në Karolinën e Veriut.
Fox News shkruan se radha ishte të paktën gjysmë milje e gjatë. Tubimi vjen vetëm dy ditë para se votuesit të drejtohen në qendrat e votimit dhe të hedhin votat e tyre në vendet që janë quajtur “fushat kryesore të betejës” si Karolina e Veriut.
Sondazhet e RealClearPolitics tregojnë demokratin Joe Biden që mezi e mund Trumpin me 0.3 pikë në këtë shtet. Trump e fitoi Karolinën e Veriut në vitin 2016 me 49.8% të votave krahasuar me 46.2% të ish-kandidates për presidente Hillary Clinton.
Senatori Thom Tillis, aktualisht po lufton për të ruajtur vendin e tij në Senat me një sfidë nga demokrati Cal Cunningham, i cili është kapur në një skandal seksual pak para ditës së votimit.
Trump zhvilloi pesë tubime fushate në pesë shtete të dielën: në Iowa, Michigan, Georgia, Karolinën e Veriut dhe në Florida. Fushata e Trumpit planifikon shtatë tubime të tjera të hënën.
Line of supporters for President Trump’s Hickory, NC rally is something to behold: pic.twitter.com/5pCjcd6CDb
— Will Steakin (@wsteaks) November 1, 2020