Vendosni fjalën kyçe....

Rektori Zisi: Në Universitetin e Vlorës mbyllen degët e mësuesisë, penalizuese mesatarja e pranimit


Në Universitetin e Vlorës, viti akademik do për disa degë nuk ka studentë çka për këtë vit do mbyllen. Një shqetësim tjetër për studentët në këtë vit lidhet edhe me pandeminë e cila për ta do bëjë që të zhvillojnë dhe marrin leksione nga distanca me formën online.

Rekori i Universitetit Roland Zisi theksoi se mësimi do gërshetohet pasi seminaret do zhvillohen në auditorë në klasa jo më shumë se 30 studentë.

“Do të ishte më mirë në auditore, nuk kemi ende asnjë informacion si do bëhet mësimi online. Duhet të ishin marrë masa më parë, se ka nxënës që skanë mjete elektronike apo internet. Mësimi do të jetë i alternuar në Universitetin Ismail Qemal. Leksionet kryesisht online, ndërsa në auditore vetëm klasat me më pak se 30 studentë”, shkruan Report TV.

Degët Kimi, Fizike, Matematike, Gjuha italiane janë mbyllur për shkak të mungesës se regjistrimeve. Po kështu ka rënë numri i studentëve tek Gjuha angleze, Gjuha shqipe, pra ne degët e mësuesisë.

Mbyllja e degëve në Universitetin e Vlorës, dhe jo vetëm ka ardhur si pasoje e notes mesatare të diferencuar. Konferenca e Rektoreve i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit të heqë notën mesatare 7.5 për pranimet në ciklin Bachelor.

Arsyeja kryesore është nota mesatare e diferencuar. Nota mesatare 7.5 nuk i lejon studentet të regjistrohen në vit të parë. Para disa ditësh u mblodh Konferenca e Rektorëve, ku merrnin pjesë drejtuesit e të gjitha universiteteve publike, në mënyrë unanime u vendos që ti kërkohet Ministrisë së Arsimit të rishikojë vendimin për pranimet në universitete. Në mënyrë që nota mesatare të mos jetë më kriter për studimet Bachelor por vetëm për në nivelin Master“, theksoi Zisi.

Në vitin akademik 2020-2021 janë regjistruar 820 studente të rinj. Degët e preferuara në Universitetin e Vlorës mbeten Infermieria, Drejtësia dhe Ekonomiku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *