Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 6 numri i të arrestuarve për sulmin në Nisë të Francës


Dy burra të tjerë janë arrestuar në lidhje me sulmin që la tre të vdekur në një kishë në Nisë të Francës, duke e çuar numrin e të arrestuarve në gjashtë.

France 24 shkruan se arrestimet e fundit u bënë të shtunën, ndërsa zhvillohen hetimet për të zbuluar kontaktet e sulmuesit.

Një sulmues që bërtiste “Allahu Akbar” i preu kokën një gruaje dhe vrau dy personave të tjerë në një kishë në Nisë të enjten. Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës me thikë në Francë brenda dy javësh.

Sulmuesi i dyshuar, një 21-vjeçar nga Tunizia, u qëllua nga policia dhe tani ndodhet në gjendje kritike në një spital.

Kryeprokurori anti-terrorizëm i Francës ka thënë se personi i dyshuar për kryerjen e sulmit të Nicës kishte mbërritur në Evropë në 20 shtator në Lampedusa, ishulli italian pranë Tunizisë.

Hetuesit në Itali po hetojnë gjithashtu në lidhje me lëvizjet dhe kontaktet e sulmuesit të dyshuar në ishullin e Siçilisë. Ata besojnë se ai mund të ketë kaluar kohë atje pasi kishte shkuar nga Lampedusa në Bari në fillim të tetorit me një anije të përdorur për karantinën e migrantëve.

Në Bari, besohet se atij iu dha një urdhër dëbimi që e detyronte atë të linte Italinë brenda një jave. Hetuesit po shikojnë mundësinë që sulmuesi i dyshuar të ketë qëndruar në qytetin siçilian të Alcamo-s për një periudhë 10 ditore. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *