Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në lagjen nr.14 në Durrës.
Sipas policisë nga shpërthimi nuk ka të lënduar e as dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30 në banesën e Skënder Hoxhës, kushëririt të Nuredin Dumanit, raporton Report TV.
Ky i fundit është një emër shumë i njohur për policinë pasi është autor i dyshuar i të paktën 7 vrasjeve.
Ai dyshohet se ka ekzekutuar dy vëllezërit Haxhia në Durrës (Viktor dhe Besimir), të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia në 2 mars të këtij viti, vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan, emri i tij është i lidhur edhe me vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Të gjitha këto vrasje të kryera në harkun kohor prej 7 muajsh.
Nuk dihet ende nëse ngjarja e mbrëmjes së sotme ka të bëjë me lidhjen e Skënder Hoxhës me Nuredin Dumani teksa policia ende vijon hetimet.