Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë vjeçari në Rusi gjen mbetjet e dinosaurit që ka jetuar 250 milionë vjet më parë (Foto)


Një fëmijë në qytetin e Lindjes së Largët të Rusisë, Vladivostok, ka zbuluar fosilin e një zvarraniku detar parahistorik – një ichthyosaur – që konsiderohet të jetë ndër kafshët më të mëdha që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë.

Mbetjet e fosilizuara u gjetën kur një ekip entuziastësh vendorë të dinosaurëve teksa po kontrollonin brigjet e ishullit Russky të qytetit, shpjegoi Akuariumi Primorsky. Zbulimi i mrekullueshëm u bë nga shtatë vjeçari Dmitry Sirenko.

“Unë i dua shumë dinosaurët dhe gjithmonë kam ëndërruar të gjej kockat e një dinosauri të vërtetë”, tha djali.

“Po shikoja gurët gjatë gjithë kohës dhe pyesja mamanë – ndoshta është ai? Ne po luanim me motrën time në breg dhe gjetëm këtë gur të pazakontë.”

Një ekip paleontologësh që shkuan në vend konfirmuan se shenjat e veçanta në gurë ishin gjurmët e një ichthyosaur, një zvarranik detar masiv parahistorik.

Studiuesit thanë se brinjët e krijesës ishin ‘shumë të dukshme’ dhe shtylla kurrizore mund të jetë gjithashtu e paprekur.

“Ende ekziston misteri nëse ndonjë fragment i kafkës është në shkëmbinj. Kjo do të kishte qenë e jashtëzakonshme. Megjithëse, ky ichthyosaur mund të ketë humbur kokën 250 milion vjet më parë.” – tha paleontologu Yury Bolotsky.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *