Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e nisin vitin e ri akademik me protesta kundër mësimit online: Injoranca vret më shumë se Covidi


Sot pritet të nisin mësimin online të gjitha universitetet në vendin tonë. Por këtë vit të ri akademik studentët kanë vendosur ta nisin me protesta, pikërisht sepse janë kundër zhvillimit të mësimit online.

Studentët kanë bërë thirrje nëpër rrjete sociale për protestë, pasi duan të mësimi të zhvillohet në auditore.

Sot në orën 10:00 studentët kanë vendosur të mblidhen nëpër fakultete dhe më pas do të vendosen përballë Ministrisë së Arsimit, nga ku do të marshojnë dhe përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Studentët shprehen se nuk duan të zhvillojnë seminaret online, pasi jo të gjithë kanë akses në internet ndërsa nuk e konsiderojnë mësimin online po aq efikas sa ai në auditor.

Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që supozohet të fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, 21 mijë prej të cilëve e nisin fakultetin për herë të parë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *