Vendosni fjalën kyçe....

Studentët varin maskat te gardhi i ministrisë: S’e ndalim protestën, këtu na keni


Qindra studentë u mblodhën sot para Ministrisë së Arsimit, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për nisjen e mësimit në universitete nëpërmjet internetit.

Ata lëshuan akuza të shumta në drejtim të ministres Kushi e qeverisë ndërsa u zotuan se do dalin sërish në protestë ditët e ardhshme. Ata theksuan se e kanë paguar konviktin dhe se nuk kanë ku të shkojnë.

Studentët kërkuan nisjen e mësimit në auditore ndërsa thanë se qeveria ka ndaluar fillimin e mësimit në universitete por lejon takimet elektorale. Në fund ata kanë hequr maskat nga fytyra dhe i kanë varur te gardhi rrethues i Ministrisë së Arsimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *