Vendosni fjalën kyçe....

Studenti i Sporteve në protestë: “Si mund t’i bëjmë sportet online?!”


Studentët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit kundër vendimit për zhvillimin e mësimit tërësisht online.

Kërkesa kryesore e studentëve është që të paktën seminaret t’i bëjnë në auditore. Por ka disa studentë që e kanë tërësisht të pamundur mësimin online dhe ata janë studentët e sporteve.

“Unë studioj tek Universiteti i Sporteve, viti i tretë. Nuk e kuptoj se si mund t’i organizojmë ne sported online. Dhe diçka tjetër. Të gjitha kafet janë hapur dhe të mbyllen universitetet duke i dhënë më tepër prioritet kafeve se sa dijes, atëhere le të ikim në kafe dhe le të zhvillojmë mësimin.”- tregoi një student i  Sporteve.

Ai tregoi se vetë vjen nga Lezha dhe se në Tiranë ka marrë shtëpi me qira dhe nuk e konsideron të drejtë vendimin e papritmas për zhvillimin e mësimit online, pasi ka bërë shumë shpenzime që mund t’i shkojnë dëm.

“Unë vij nga Lezha. Rri në shtëpi me qira, kam paguar biles edhe tre muaj paradhënie. Dhe i bie që ato lekë mund të më shkojnë dëm.”– tregon studenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *