Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku publikon pamjet: Te “Sami Frashëri” s’punohet, fadromat ndizen kur vjen Veliaj për foto


Demokratja Jorida Tabaku ka postuar në rrjetet sociale disa foto në vendin ku më parë ndodhej gjimnazi ‘Sami Frashëri’.

Ajo shkruan se përkundër propagandës së kryebashkiakut Veliaj, në shkollën në fjalë nuk punohet. Sipas ish-deputetes së PD-së, makineritë e punës ndizen kur vjen Veliaj apo kur ai bën ndonjë takim.

Po kështu Tabaku shkruan se as në bllokun ‘5 Maji’ në Tiranë nuk punohet edhe pse kryeministri Rama postoi në Facebook pamjet sikur aty po punohej.

“Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën imagjinare që kish ndërtuar propaganda!

Dhe në fatkeqësi e kanë mendjen te propaganda dhe vjedhja. Shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto. Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet.” – shkruan ndër të tjera Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *