Princi William ka luftuar me koronavirusin në muajin Prill, vetëm disa ditë pasi babai i tij Princi Charles ishte infektuar, por kjo gjë është mbajtur e fshehtë për mediat dhe publikun.
Të paktën kështu raporton së fundmi tabloidi britanik The Sun. Sipas gazetës, princi William madje ka patur vështirësi në frymëmarrje, por e mbajti të fshehtë diagnozën e tij sepse nuk donte të alarmonte kombin.
Duka i Kembrixhit e mori virusin në ditët më të errëta të pandemisë për Britaninë, kur Princi Charles dhe kryeministri Boris Johnson u sëmurën. Në atë kohë deri në një mijë britanikë vdisnin nga Covid-19 çdo ditë dhe kishte pasur më shumë se 50,000 raste.
Sipas gazetës, princi William i tha një të ftuari tjetër në një fejesë: “Kishte gjëra të rëndësishme që po ndodhnin dhe unë nuk doja të shqetësoja askënd.”
Duka u trajtua nga mjekët e pallatit dhe ndoqi udhëzimet e qeverisë duke u izoluar në shtëpinë e familjes në Norfolk.
Edhe pse i sëmurë, ai kreu 14 telefonata dhe biseda me video gjatë Prillit.
Një burim tha për gazetën: “William u godit shumë nga virusi, ai e la atë vërtetë shumë të sëmurë. Në një fazë ai po luftonte për të marrë frymë, kështu që padyshim të gjithë rreth tij ishin goxha në panik.”
I njëjti burim shton se duka i Kembrixhit ishte i vendosur të mbyllte detyrat e tij si zakonisht edhe pse i sëmurë.