Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Angli Ryan Giggs, legjenda e Manchester United akuzohet se rrahu të dashurën


Ish-lojtari i Manchester United dhe trajneri i tanishëm i kombëtares së Uellsit, Ryan Giggs, është arrestuar nën dyshimin e sulmit ndaj të dashurës së tij, sipas raporteve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas gazetës ‘The Sun’, Giggs ishte ndaluar nga policia në veri të Anglisë pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij, Kate Greville.

Policia u thirr në shtëpinë e Giggs 2,2 milionë dollarëshe në Worsley, pas raporteve se ish-lojtari kishte sulmuar e dhunuar të dashurën. Giggs më vonë u lirua me kusht në pritje të hetimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *