Virusi i ri korona ka infektuar një anëtar tjetër të kabinetit qeveritar në vendin tonë.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi është diagnostikuar me Covid-19.
Infektimin me Covid-19 e ka bërë vetë me dije Ministri Klosi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”-shkruan Klosi.