Vendosni fjalën kyçe....

Euro 2021 mund të luhet vetëm në një vend


E përditshmja franceze ”Le Parisien” raporton se “EURO 2020” e shtyrë, që është planifikuar të mbahet në verën e vitit 2021, nuk do të ndodhë në 12 vende të ndryshme siç ishte parashikuar më parë nga Mishel Platini. Pandemia COVID-19 shkatërroi planet fillestare dhe UEFA tani janë gati të bëjnë përsëri ndryshimin e nevojshëm që Evropiani të mbahet vetëm në një shtet.

Dhe Rusia është kandidati kryesor, pasi ka organizuar Kupën e Botës 2018, ndërsa arsyet për këtë janë të shumta.  Rusia ka pasur një normë shumë të ulët infeksioni “COVID-19” gjatë këtyre 9 muajve të parë  dhe zyrtarisht, ata kanë vetëm 29 mijë vdekje së bashku me më shumë se 1.6 milion raste. Së dyti, ata kanë infrastrukturën më të azhurnuar, pasi kanë organizuar me shumë sukses Kupën e Botës 2018.

UEFA refuzoi të konfirmojë ose mohojë raportin kur janë kontaktuar dhe e kanë siguruar ”Le Parisien” se do të marrin konfirmimin kur të jetë koha e duhur. Ideja e Azerbajxhanit që të bëhet shteti pritës, i cili po konsiderohej seriozisht nga bosët e UEFA-së, është ftohur si një opsion në javët e fundit, për shkak të konfliktit ushtarak të vazhdueshëm me Armeninë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *