Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur lirimin e Isuf Berberit, një nga biznesmenët e akuzuar për tenderat e AKBN-së.
Berberi ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte dhënë fillimisht masa e sigurisë ‘arrest në burg’ në mungesë, shkruan Abc News.
Me vendimin e sotëm, Apeli ngarkon Prokurorinë e Tiranës në ekzekutimin e vendimit për lirimin e Isuf Berberit.
Biznesmeni dhe zyrtarët e AKBN-së u akuzuan për korrupsionin me vlerë 1.5 milionë dollarë në fushën e hidrokarbureve.