Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, se do hapen edhe 6 zyra të tjera aplikimi për rinovimin e pasaportës shqiptare në Europë.
Qytetarët shqiptarë që jetojnë, punojnë apo studiojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të aplikojnë për dokumente biometrike pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani; në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.
Ministria e Brendshme ka njoftuar gjithashtu se në 31 dhjetor 2020 mbaron vlefshmëria e shumë ID kartave apo pasaportave biometrike, duke u bërë thirrje shtetasve që të aplikojnë sa më shpejt.
Nga fillimi i vitit 2021 njoftohet se do të ketë kufizime të shërbimeve për shtetasit që nuk kanë një ID kartë të vlefshme.